Bota

Shefi i NATO-s: Ukraina e ka vendin në NATO

Gjatë në konference të përbashkët me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Stoltenberg tha se vendi i Ukrainës është në NATO.

20 Prill 2023, 15:19 Nga a.l
Shefi i NATO-s: Ukraina e ka vendin në NATO
Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Kiev. Vizita e tij e parë në vend që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë. Gjatë në konference të përbashkët me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Stoltenberg tha se vendi i Ukrainës është në NATO, shkruajnë mediat e huaja. 

Udhëtimi i befasishëm, që vjen më shumë se një vit pas fillimit të luftës, është shumë i ndjeshëm dhe arrin në një kohë kur zyrtarët ukrainas po shtyjnë aleancën ushtarake perëndimore t'i japë Kievit një rrugë më të qartë drejt anëtarësimit.

Duke folur në Kiev së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Stoltenberg tha se vendi i përket familjes euroatlantike. 

jens stoltenberg volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll