Bota

Bangladeshi, India dhe Tajlanda goditen nga vala ekstreme e të nxehtit, qindra njerëz mblidhen në sheshe dhe 'luten' për shi

Bangladeshi regjistroi temperaturën e tij më të nxehtë në gati 60 vjet javën e kaluar, ndërsa në Indi të paktën 13 njerëz vdiqën për shkak të të nxehtit, ashtu si dy të tjerë në Tajlandë.

20 Prill 2023, 14:24 Nga a.l
Bangladeshi, India dhe Tajlanda goditen nga vala ekstreme e të nxehtit,
Foto ilustruese

INDI- Temperatura rekord po regjistrohen në të gjithë rajonin e Azisë jugore dhe juglindore. Banorët nuk mund të gjejnë dot strehë nën diellin përvëlues dhe luten për shi.

Bangladeshi regjistroi temperaturën e tij më të nxehtë në gati 60 vjet javën e kaluar, ndërsa në Indi të paktën 13 njerëz vdiqën për shkak të të nxehtit, ashtu si dy të tjerë në Tajlandë, shkruajnë mediat e huaja. 

Çdo vit është edhe më nxehtë”, deklaron Michalo Nichols ndërsa përpiqet të mbrohet nga dielli nën një ombrellë në parkun Lumbini të Bangkok.

Agjencia meteorologjike e Tajlandës tha të mërkurën se temperatura arriti një rekord prej 44.6 gradë Celsius në provincën Tak (perëndim) më 15 prill, duke paralajmëruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Në Bangladesh, qindra njerëz u mblodhën këtë javë në kryeqytetin Dhaka për t'u lutur për shi, pasi temperatura arriti në 40.6 gradë Celsius, më e larta e regjistruar që nga vitet 1960.  

temperatura te larta

Sondazh

Poll