Bota

Zyrtari rus: Termocentrali Zaporizhia do të ndërpresë furnizimin me karburantin amerikan

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i ndërtuar kryesisht në kohën sovjetike, fillimisht përdorte karburant bërthamor rus, por Ukraina kaloi gradualisht në furnizime nga Westinghouse pas konfliktit të parë me Rusinë në 2014.

20 Prill 2023, 14:55 Nga a.l
Zyrtari rus: Termocentrali Zaporizhia do të ndërpresë furnizimin
Zaporizhzhia

UKRAINË- Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, të cilin Rusia e pushtoi vitin e kaluar, do të ndalojë përdorimin e karburantit bërthamor të prodhuar nga SHBA sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i ndërtuar kryesisht në kohën sovjetike, fillimisht përdorte karburant bërthamor rus, por Ukraina kaloi gradualisht në furnizime nga Westinghouse pas konfliktit të parë me Rusinë në 2014.

Vitin e kaluar, trupat ruse morën nën kontroll fabrikën ndërsa pushtuan pjesë të Ukrainës dhe objekti që atëherë ka qenë në qendër të një krize të sigurisë bërthamore për shkak të granatimeve pothuajse të vazhdueshme në afërsi të saj, për të cilat Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin, shkruajnë mediat e huaja. 

Renat Karchaa, një këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të firmës ruse të energjisë bërthamore Rosenergoatom, e cila tani është në krye të uzinës, tha se kishte rezerva të karburantit të prodhuar në SHBA rreth katër vjet.

lufta ukraine-rusi zaporizhzhia

Sondazh

Poll