Bota

Dyshohet se transportonte grurë të vjedhur, autoritetet ukrainase i bëjnë thirje Turqisë të konfiskojë anijen

Anija menaxhohet nga Tower Shipping, një kompani me bazë në Dubai, përmes një filiali, Alvion Maritime.

20 Prill 2023, 14:59 Nga a.l
Dyshohet se transportonte grurë të vjedhur, autoritetet ukrainase i
Anijet

UKRAINË- Autoritetet ukrainase i kanë kërkuar Turqisë të konfiskojë një anije tw ngarkuar me mijëra tonë drithë të vjedhur nga zonat e Ukrainës të pushtuara nga Rusia. 

Sipas të dhënave të transportit dhe korrespondencës, anija, 'Bomustafa O' me flamurin e Panamasë, mbërriti në portin turk të Samsun në Detin e Zi të hënën, me një ngarkesë prej 19,000 tonë elbi, shkruajnë mediat e huaja. Ditë më parë, prokurorët ukrainas në Kiev u shkruan autoriteteve turke duke u kërkuar atyre të kapnin anijen, duke thënë se ajo kishte ngarkuar elb në një port në Krimenë e pushtuar nga Rusia. 

Anija menaxhohet nga Tower Shipping, një kompani me bazë në Dubai, përmes një filiali, Alvion Maritime.

furnizimi me grure

Sondazh

Poll