Bota

U akuzua se përdhunoi shqiptaren/ Reperi Rack flet pas analizave: Më shkoi ndër mend të vrisja veten, më akuzuan pa faj!

Por rrëfimi i tij u mbyll edhe më errët pasi tregoi se shumë herë ka menduar që të vetëvritet, kjo pasi nuk e duronte dot presionin e akuzave që ishin ngritur ndaj tij.  

20 Prill 2023, 14:27 Nga k.m.
U akuzua se përdhunoi shqiptaren/ Reperi Rack flet pas analizave: Më
Rack

GREQI- Reperi i njohur Rack, i cili u arrestua me akuzën e përdhunimit të një shqiptarje ka "thyen" heshtjen. Për herë të parë, në një intervistë që dha për ANT1. 

“Kam shkuar në një koncert në Rethymno. Para se të shkonim në hotel morëm diçka për të ngrënë. Qëllimi im ishte të shkoja në hotel, të haja dhe të flija. Kështu shkuam në hotel, një miku im kishte një lidhje me një vajzë nga klubi, ai e ftoi, por e kuptuam të gjithë që ai  nuk ishte në humor të bënte asgjë me shoqen. Kur u arrestova, kam falur namazin gjithë natën, kam folur me avokatët e mi, të shohim si do ta bëjmë. Nuk doja të më shihnin me reputacionin e përdhunuesit, pa qenë i tillë. Jam falenderues se po vazhdoj të ndjek ende ëndrrat e mia,"-tha ai. 

Për mënyrën se si ndihej në lidhje me akuzat, ai tha: Kam rënë nga retë, sepse e di që nuk kam bërë kurrë një gjë të tillë dhe nuk do ta bëj. Nuk ka nevojë të tillë, unë nuk jam një person i tillë dhe ata që më njohin personalisht e dinë se sa shumë i dua dhe respektoj gratë dhe sa i mbroj ato. Pas vdekjes së babait, u rrita me tre gra: gjyshen, nënën dhe motrën, të cilat i dua dhe i respektoj me gjithë qenien time. Gjatë gjykimit të rastit tim, gjyshja merrte droga psikotrope, po ashtu edhe mamaja e motra. Ishin nën stres. Ky është përdhunim, unë jam i “përdhunuari” në këtë rast, kështu ndihem të paktën psikologjikisht pas asaj që kam kaluar. Kjo gjë mund ta shkatërronte karrierën time. Nuk kam bërë asgjë dhe këtë e tregon shumë qartë analiza e ADN. Kjo situatë më rrezikoi dhe lidhjen time Unë i them këto gjëra dhe dua të qaj.

Por rrëfimi i tij u mbyll edhe më errët pasi tregoi se shumë herë ka menduar që të vetëvritet, kjo pasi nuk e duronte dot presionin e akuzave që ishin ngritur ndaj tij.  

"Po sikur të vrisja veten, si do i zinte gjumi? Me çfarë ndërgjegjie? Tre ditë në qendrën e paraburgimit, duke mos pasur asnjë komunikim, duke mos ditur se çfarë do të ndodhë, duke mos ditur se çfarë thonë njerëzit jashtë... sigurisht që më ka shkuar mendja dhe mua,"-e mbylli ai. 

Ngjarja u pretendua se kishte ndodhur në fillim të muajit prill. E reja shqiptare tregoi se ka qenë duke u argëtuar në një klub të njohur, ku këndonte reperi. Më pas një bashkëpunëtor i tij e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në hotel në orët e para të së hënës. Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë kontrollin. Nga ky moment ajo pretendoi se ishte përdhunuar, por analizat treguan të kundërtën./Newsbomb.gr

rack

Sondazh

Poll