Bota

Ukraina furnizohet me pajisje ushtarake, Danimarka dhe Holanda do t’i dhurojnë 14 tanke Leopard 2

Njoftimi i dhurimit ushtarak nga të dy vendet erdhi një muaj pasi Gjermania dhe Britania siguruan përkatësisht 18 tanke të avancuara Leopards dhe 14 Challenger-2.

20 Prill 2023, 14:49 Nga a.l
Ukraina furnizohet me pajisje ushtarake, Danimarka dhe Holanda do t’i
Tank Leopard 2

UKRAINË- Danimarka dhe Holanda njoftuan të enjten se do t'i dhurojnë Ukrainës 14 tanke Leopard-2 në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë.

Ministria e Jashtme daneze në një postim në Twitter tha se Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen informoi homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba se Danimarka dhe Holanda do t'i dhurojnë Ukrainës 14 tanke Leopard-2.

"Danimarka do të vazhdojë (të ofrojë) mbështetjen për luftën e Ukrainës për lirinë tani dhe në planin afatgjatë”, shkroi ai në Twitter. 

Ministria njoftoi gjithashtu se tanket do të furnizohen nga fillimi i vitit 2024 dhe se kostoja e vlerësuar prej 165 milionë euro (mbi 180 milionë dollarë) do të ndahet në mënyrë të barabartë midis vendeve, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren, në sfondin e këtij njoftimi tha se siguria ukrainase dhe evropiane janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Njoftimi i dhurimit ushtarak nga të dy vendet erdhi një muaj pasi Gjermania dhe Britania siguruan përkatësisht 18 tanke të avancuara Leopards dhe 14 Challenger-2.

tanku leopard 2

Sondazh

Poll