Bota

Tronditëse në SHBA/ I ra topi në oborrin e shtëpisë, 26-vjeçari qëllon me armë drejt 6-vjeçares dhe prindërve të saj, transportohen në gjendje të rëndë

Fqinjët thanë se një grup fëmijësh po luanin basketboll kur topi ra në oborrin e autorit të dyshuar.

20 Prill 2023, 14:37 Nga a.l
Tronditëse në SHBA/ I ra topi në oborrin e shtëpisë,
Kinsley ëhite

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku një 6-vjeçare e identifikuar me emrin Kinsley ëhite është plagosur me armë zjarri bashkë me prindërit e saj Ashley Hilderbrand dhe William White nga një 24-vjeçar, pasi një top basketbolli ra në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Gaston County, kur 24-vjeçari hapi zjarr ndaj të miturës, nënës dhe babait të saj. 

Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë në përpjekje për të mbrojtur vajzën e tij. Fqinjët thanë se një grup fëmijësh po luanin basketboll kur topi ra në oborrin e autorit të dyshuar.

Dëshmitarët thane se, autori i dyshuar Robert Louis Singletary vrapoi në rrugë i tërbuar dhe qëlloi një person. Më pas ai u kthye dhe filloi të qëllonte mbi familjen, duke përfshirë vajzën e vogël. Fqinjët theksuan se sulmuesi dyshohet se vazhdoi të qëllonte derisa i mbaruan plumbat. 

kinsley white ashley hilderbrand

Sondazh

Poll