Bota

Liberalizimi i vizave me Kosovën, Komisioni Europian: Lajm i mirë! U realizuan aspiratat

Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.

20 Prill 2023, 15:10 Nga k.m.
Liberalizimi i vizave me Kosovën, Komisioni Europian: Lajm i mirë! U
Foto ilustruese

Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli.

Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.

“Lëvizja pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet me 1 janar 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në periudhën prej 180 ditësh,”- thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.

“Lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët, do të forcoj edhe më tutje raportet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim,"-thuhet në këtë komunikatë.

Në komunikatën e Komisionit Evropian rikujtohet se që në vitin 2016, Komisioni i kishte propozuar Parlamentit dhe Këshillit tu jep qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza. Pastaj në vitin 2018 Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Sipas procedurës së miratimit të vendimeve në BE, Komisioni është organ që bën vlerësime dhe rekomandime ndërsa vendimet në bazë të tyre merren bashkërisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Kështu ndodhi edhe me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën për çka vendimi u nënshkrua më 19 prill nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Ministrja e Suedisë për Çështje të Bashkimit Evropian, në emër të Këshillit.

Tani pritet vetëm edhe botimi në gazetën zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e këtij vendimi./REL

komisioni evropian anita huper

Sondazh

Poll