Bota

Jens Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev, nderon ushtarët e vrarë ukrainas

Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev.

20 Prill 2023, 11:12 Nga f.i
Jens Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev, nderon ushtarët
Jens Stoltenberg

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kiev. Mediat e huaja raportojnë se Stoltenberg ka zhvilluar një vizitë të papritur në kryeqytetin e Ukrainës. 

Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s vjen ndërsa forcat ukrainase po përgatiten për kundërsulmin e tyre pranveror, pasi përpjekja e Rusisë për të arritur përfitime gjatë dimrit, veçanërisht rreth qytetit Bakhmut, rezultoi kryesisht e pasuksesshme. NATO është zotuar të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus.

Gjithashtu Stoltenberg e ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të marrë pjesë në një samit të NATO-s në korrik.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll