Bota

Shpërthim në qiellin e Kievit: Ra një satelit i NASA-s, agjencia hapësinore e mohon

Ndërkohë nga ana tjetër agjensia hapësinore e ka mohuar që objekti i paidentifikuar të jetë një nga satelitët e tyre. NASA ka shpjeguar se sateliti në fjalë është ende në orbitë. 

20 Prill 2023, 09:43 Nga f.i
Shpërthim në qiellin e Kievit: Ra një satelit i NASA-s, agjencia
Objekti ne qiellin e Kiev

UKRAINË- Një objekt i ndritshëm është parë në qiellin e Kiev , kryeqyteti i Ukrainës, duke shkaktuar sinjalin e alarmit ajror nga frika e një sulmi të ri rus. Mediat e huaja raportojnë se sipas kreut të administratës ushtarake Serhiy Popko, paralajmërimi ajror i dëgjuar në Kiev është për shkak të "rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s".

Ndërkohë nga ana tjetër agjensia hapësinore e ka mohuar që objekti i paidentifikuar të jetë një nga satelitët e tyre. NASA ka shpjeguar se sateliti në fjalë është ende në orbitë. 

Forcat Ajrore të Ukrainës spekuluan se objekti i ndritshëm mund të ishte një meteorit, duke mohuar hipotezën e konsideruar fillimisht më të besueshme, pra një sulm me raketa ruse.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll