Bota

STUDIMI/ Zbulohet geni që mund të shërbejë si kontraceptiv mashkullor

Studimet janë kryer mbi kaviet e laboratorit, dhe kur genit Arrdc5 bllokohej, prodhimi normal i spermatozoideve reduktohej ndjeshëm, gjithashtu edhe shpejtësia e lëvizjes së tyre.

20 Prill 2023, 09:56 Nga f.i
STUDIMI/ Zbulohet geni që mund të shërbejë si kontraceptiv
foto ilustruese

SHBA- Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit zbuluan një gen të ri, i cili nëse çaktivizohet mund të shërbejë si kontraceptiv tek meshkujt. Mediat e huaja raportojnë se sipas grupit kërkimor, ky gen, i pranishëm në të gjithë gjitarët, nëse “fiket” përkohësisht, mund të kryejë funskionin e kontraceptivit, pa asnjë dëm anësor, shumë efikas, dhe nuk përfshin hormonet.

Geni Arrdc5, u identifikua në indin testicular të minjve, derrave, bagëtive dhe njerëzve. Teknikisht, kur ky gen çaktivizohet, sperma e prodhuar nuk është në gjendje të fertilizojë vezët femërore. Studimi tregon se proteina e koduar nga ky gen është i nevojshëm për prodhimin normal të spermës. 

Ekipi i Oatley-t do të punojë më pas në hartimin e një ilaçi që do të pengonte prodhimin ose funksionin e asaj proteine. Një ilaç i tillë do të zëvendësonte kontraceptivin, dhe do mjaftojnte ndërprerja e tij, për t’u rikthyer funskionaliteti i plotë i qelizave mashkullore riprodhuese.

Fokusi fillestar është t'u japë njerëzve më shumë kontroll mbi riprodhimin e tyre. Ndërsa ka shumë forma të kontrollit të lindjes për gratë, ato nuk janë gjithmonë efektive ose gjerësisht të disponueshme dhe më shumë se gjysma e shtatëzënive në mbarë botën janë ende të padëshiruara, sipas Kombeve të Bashkuara.

geni si kontraceptiv mashkullor studimi

Sondazh

Poll