Bota

Promovim i punës në rrjete sociale/ Akuza ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut: Ka harxhuar 366 € për 24 orë për postime në Facebook

Bogdan Ilievski me anë të një postimi në Facebook shprehet se paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, Kovaçevski i shpenzon në një ditë për reklamim në rrjete sociale.

20 Prill 2023, 10:47 Nga f.i
Promovim i punës në rrjete sociale/ Akuza ndaj kryeministrit të
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Një udhëheqës televiziv ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski se po harxhon para të majme për të promovuar punën e tij në rrjetet sociale. Bogdan Ilievski me anë të një postimi në Facebook shprehet se paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, Kovaçevski i shpenzon në një ditë për reklamim në rrjete sociale.

"Influencuesi juaj i preferuar ka shpenzuar 22.435 denarë në 24 orë (më 16 prill) për reklamim në Facebook, për t’ju bindur se është shumë i fortë, i gatshëm, i zgjuar, punëtor dhe i suksesshëm. 366 euro për një ditë. Paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, e ai i shpenzon në një ditë për reklamim në Facebook. Të të them se është aq i mirë sa të gjithë e shohin dhe e dinë. 2452 euro për një javë, 9855 euro për një muaj, 23162 euro për tre muaj,"- shkruan Ilievski. 

dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll