Bota

I shtruar në spital, Berlusconi telefonon Matteo Salvinin: Kënaqësi ta informoja për aktivitetet e qeverisë

Telefonata zgjati disa minuta dhe përfundoi me një shaka për skuadrën e Milanit që po kalon në raundin tjetër.

20 Prill 2023, 08:33 Nga f.i
I shtruar në spital, Berlusconi telefonon Matteo Salvinin:
Silvio Berlusconi

ITALI- Silvio Berlusconi, ende i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano, ka zhvilluar një telefonatë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Matteo Salvinin. Mediat vendase raportojnë se telefonata zgjati disa minuta dhe përfundoi me një shaka për skuadrën e Milanit që po kalon në raundin tjetër.

"Sa mirë që ju dëgjoj! Më bëtë një surprizë të bukur"- u shpreh Salvini.

'Ishte kënaqësi e madhe ta informoja për aktivitetet e qeverisë dhe t'i dërgoja përqafimin e madh e të ngrohtë nga të gjithë ne”,- tha më tej ai.

Silvio Berluskoni Berlusconi, pas 12 ditësh në terapi intensive u transferua në një dhomë të zakonshme të spitalit të dielën. Berlusconi është në ditën e pesëmbëdhjetë të shtrimit në spital.

Lideri i Forza Itaia vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia. 

silvio berlusconi

Sondazh

Poll