Bota

"Not në mëngjes", momenti kur turisti britanik shpëtohet në detin e Tajlandës(VIDEO)

Videoja tregon pushuesin duke qëndruar në lundruesin e verdhë me pantallonat e shkurtra të notit pranë qytetit të partisë Pattaya. Edhe pse i ngelur në det ai shihet duke buzëqeshur dhe nuk duket se është në ankth teksa ngriti gishtin e madh për të treguar se është në rregull.

20 Prill 2023, 08:14 Nga f.i
"Not në mëngjes", momenti kur turisti britanik
Turisti britanik

TAJLANDË- Një turist britanik mendoi se do të ishte një 'ide e mirë' të shkonte për të notuar në mëngjes në detin e Tajlandës, por gjërat si duket nuk kanë shkuar mirë. Dailymail ka siguruar një video nga momenti i çuditshëm kur turisti  u shpëtua duke u kapur pas një voze dy milje larg bregut të Tajlandës nga një varkë që kalonte.

Videoja tregon pushuesin duke qëndruar në lundruesin e verdhë me pantallonat e shkurtra të notit pranë qytetit të partisë Pattaya. Edhe pse i ngelur në det ai shihet duke buzëqeshur dhe nuk duket se është në ankth teksa ngriti gishtin e madh për të treguar se është në rregull.

Pasi arriti në anijen e shpëtimit i riu u shpreh se kishte dalë për të notuar në mëngjes.

"U zgjova dhe mendova se ishte ide e mirë për të notuar në mëngjes',-tha ai.  

Kapiteni i anijes Charawat Rasrikrit njoftoi se i riu nuk ishte lënduar dhe ai e ktheu atë në hotelin e tij në plazh.

turist britanik tajlande

Sondazh

Poll