Bota

Tragjedia në Jemen/ Këpucë dhe veshje të viktimave në tokë, pamje kaotike pas përplasjes

Në imazhe shihen 100 njerëz të grumbulluar në shkollë për të marrë donacione prej rreth 9 dollarë për person. Në fotot e tjera shihen njolla gjaku, këpucë dhe veshje të viktimave të shpërndara në tokë.

20 Prill 2023, 10:27 Nga f.i
Tragjedia në Jemen/ Këpucë dhe veshje të viktimave në
Pamje nga sulmi

YEMEN- Pamjet e siguruara nga BBC tregojnë skena kaotike jashtë shkollës në zonën Bab al-Jemen të Sanaa, ku të paktën 78 persona humbën jetën dhe shumë njerëz të tjerë u plagosën.

Në imazhe shihen 100 njerëz të grumbulluar në shkollë për të marrë donacione prej rreth 9 dollarë për person. Në fotot e tjera shihen njolla gjaku, këpucë dhe veshje të viktimave të shpërndara në tokë.

Njerëzit u grumbulluan, disa prej tyre duke bërtitur për ndihmë ndërsa siguria përpiqet të kontrollojë grumbullimin. Dy tregtarë që organizuan shpërndarjen e ndihmave u arrestuan dhe nisi një hetim. Dëshmitarët thanë se persona të armatosur qëlluan në ajër në një përpjekje për të kontrolluar turmën. Kjo shkaktoi panik dhe njerëzit filluan të iknin.

f.i

Sondazh

Poll