Bota

Rusia paralajmëron Korenë e Jugut: Nëse armatosni Ukrainën, do të përfshiheni në konflikt

Kremlini tha se fillimi i furnizimeve me armë do të nënkuptonte përfshirje indirekte në konfliktin e Ukrainës.

19 Prill 2023, 17:59 Nga a.l
Rusia paralajmëron Korenë e Jugut: Nëse armatosni Ukrainën,
Dmitry Medvedev

RUSI- Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut që të mos dërgojë armë në Ukrainë pasi Seuli hapi derën për ndihmën ushtarake për Kievin në rast të një sulmi civil. Kremlini tha se fillimi i furnizimeve me armë do të nënkuptonte përfshirje indirekte në konfliktin e Ukrainës.

Fatkeqësisht Seuli ka marrë një qëndrim jomiqësor. Fillimi i furnizimeve me armë do të nënkuptojë indirekt një fazë të caktuar të përfshirjes në këtë konflikt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Medvedev tha se Moska mund të përgjigjet dhe të dërgojë armë në Korenë e Veriut, e njohur zyrtarisht si Republika Popullore Demokratike e Koresë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ukraina, që po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti i vitit 2022, vazhdimisht pranon ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera të NATO-s. Sot në Kiev arritën edhe sistemet e para të mbrojtjes ajrore, Patriot, që pritet të ndihmojnë forcat ukrainase që të kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.

tensionet shba- kore e jugut

Sondazh

Poll