Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Qeveria: Tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024. 

19 Prill 2023, 17:17 Nga a.l
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Qeveria: Tashmë qytetarët
Qeveria e Kosovës

KOSOVË- Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë. Përmes një deklarate për media, ata theksuan se liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. 

“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.

Vendimi i nënshkruar sot do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024. 

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll