Bota

I dënuar me 8 vite burg për përhapjen e informacioneve të rreme për ushtrinë, gjykata në Moskë rrëzon apelin e kritikut të Kremlinit

Yashin, një nga kritikët e paktë të Kremlinit që ka qëndruar në Rusi pasi Putini nisi aksionin ushtarak në Ukrainë, mori pjesë me lidhje video në seancën e së mërkurës në Gjykatën e qytetit të Moskës për apelin e tij përfundimisht të pasuksesshëm.

19 Prill 2023, 17:48 Nga a.l
I dënuar me 8 vite burg për përhapjen e informacioneve të
Ilya Yashin

RUSI- Gjykata nw Moskw ka rrwzuar apelin e një figure të njohur opozitare ruse kundër dënimit të tij me 8.5 vite burg për kritikat ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Ilya Yashin u dënua në dhjetor për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ushtrinë, e cila u bë një vepër penale pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë.

Akuzat kundër tij erdhën nga një seri postimesh në internet që diskutonin mizoritë në Bucha, një qytet jashtë kryeqytetit të Ukrainës ku civilët e vdekur u gjetën në rrugë dhe një varr masiv pas tërheqjes së trupave ruse. Gjatë gjyqit të tij vitin e kaluar, Yashin argumentoi se një video e transmetuar drejtpërdrejt në YouTube, në të cilën ai fliste për ukrainasit që u vranë në Bucha, citonte burime zyrtare ruse së bashku me deklaratat ukrainase, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk do të heq dorë nga e vërteta pas hekurave”, tha ai, duke theksuar se e konsideronte detyrën e tij të thotë të vërtetën. 

Yashin, një nga kritikët e paktë të Kremlinit që ka qëndruar në Rusi pasi Putini nisi aksionin ushtarak në Ukrainë, mori pjesë me lidhje video në seancën e së mërkurës në Gjykatën e qytetit të Moskës për apelin e tij përfundimisht të pasuksesshëm. Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë denoncuar dënimin si një tallje të drejtësisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Yashin. 

ilya yashin

Sondazh

Poll