Bota

Akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit, 21-vjeçari Jack Teixeira lihet në paraburgim

Ai u arrestua të enjten e javës së kaluar nga FBI në Massachusetts.

19 Prill 2023, 17:30 Nga a.l
Akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit,
Jack Teixeira

SHBA- Jack Teixeira, 21-vjeçari i cili po përballet me akuza penale për nxjerrjen e të dhënave top-sekret të inteligjencës ushtarake në internet, do të mbetet në paraburgim për momentin. Teixeira akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane. Mbetet për t’u parë nëse 21-vjeçari do të zgjedhë të kundërshtojë kërkesën e qeverisë për ndalimin apo jo. Ai u arrestua të enjten e javës së kaluar nga FBI në Massachusetts, shkruajnë mediat e huaja.  

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira

Sondazh

Poll