Bota

'Qielli ynë duket më i sigurt sot'/ Ukraina merr në dorëzim sistemin e mbrojtjes ajrore 'Patriot'

'Patriot', është një sistem i mbrojtjes raketore tokë-ajër në të gjithë teatrin, i ndërtuar nga firma amerikane Raytheon Technologies. 

19 Prill 2023, 17:53 Nga a.l
'Qielli ynë duket më i sigurt sot'/ Ukraina merr në
Sistemet e mbojtjes ajrore, Patriot

UKRAINË- Ukraina ka marrë në dorëzim sistemin e mbrojtjes ajrore, Patriot. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes ukrainase, Oleksi Reznikov, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës bëhet më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë mbërritur. Mbrojtësit tanë ajror i kanë zotëruar ato sa më shpejt që munden dhe partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën e tyre", shkruan ai. 

Ai nuk e ka specifikuar se për cilët partnerë bëhet fjalë, por ka falënderuar ministrin gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius, shkruajnë mediat e huaja. 'Patriot', është një sistem i mbrojtjes raketore tokë-ajër në të gjithë teatrin, i ndërtuar nga firma amerikane Raytheon Technologies. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll