Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Osmani falenderon kryetaren e PE-së: E mbajtët premtimin e dhënë

Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ditën e sotme në Strasburg. 

19 Prill 2023, 17:11 Nga a.l
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Osmani falenderon kryetaren e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ditën e sotme në Strasburg. 

"Faleminderit e dashur Roberta për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani. 

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.  

liberalizimi i vizave per kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll