Bota

BE planifikon ndihmë për fermerët në vendet në kufi me Ukrainën

Presioni është rritur për të gjetur një zgjidhje në mbarë BE-në pasi Polonia, Hungaria dhe Sllovakia njoftuan ndalimin e disa importeve bujqësore dhe ushqimore nga Ukraina duke lejuar tranzitin në vendet e palëve të treta. 

19 Prill 2023, 17:44 Nga a.l
BE planifikon ndihmë për fermerët në vendet në kufi me
Euro

Bashkimi Evropian (BE) po planifikon një paketë me vlerë 100 milionë euro (109.32 milionë dollarë) për të mbështetur fermerët pasi vendet në kufi me Ukrainën kanë filluar të kufizojnë importet e drithërave ukrainase që ata thonë se kanë ulur çmimet e tyre në tregun vendas. 

Presioni është rritur për të gjetur një zgjidhje në mbarë BE-në pasi Polonia, Hungaria dhe Sllovakia njoftuan ndalimin e disa importeve bujqësore dhe ushqimore nga Ukraina duke lejuar tranzitin në vendet e palëve të treta. 

Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare në 27-vendet e BE-së, ka këmbëngulur që kombet të mos ndërmarrin veprime të njëanshme, duke thënë se është e rëndësishme të koordinohen dhe të harmonizohen të gjitha vendimet brenda BE-së. BE-ja ka ndihmuar në lehtësimin e eksporteve bujqësore për Ukrainën, e cila ka qenë në luftë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Komisioni do të marrë ato që i përshkroi si "masa parandaluese" për disa kategori drithërash dhe farërash vajore, veçanërisht grurin, misrin, farat e lulediellit dhe farat e rapit, shkruajnë mediat e huaja. Sipas rregullave të BE-së, Bashkimi Evropian gjithashtu mund të kufizojë importin e produkteve në të gjithë ose një pjesë të bllokut, duke lejuar ende transitin.

be

Sondazh

Poll