Bota

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar policia, e cila ka nisur evakuimin e pasagjerëve dhe personelit nga aeroporti. 

19 Prill 2023, 17:16 Nga I.A

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen

KOSOVË- Një alarm për bombë ka dalë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ditën e sotme. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar policia, e cila ka nisur evakuimin e pasagjerëve dhe personelit nga aeroporti. 

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, ka thënë Valentina Gara.

Ndërkohë, kërcënim të tillë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.

bombë në aeroportin e prishtinës

Sondazh

Poll