Bota

Sulmuesit e Valon Sylës i kërkuan “mëshirë” Gjykatës: S’tentuam të arratiseshim, i pamë lajmet

Një nga të akuzuarit, Lum Dervishi ka deklaruar në gjykatë se ndjen keqardhje për dhunën, të cilën e ka cilësuar si nxehje të momentit. 

19 Prill 2023, 12:24 Nga k.m.
Sulmuesit e Valon Sylës i kërkuan “mëshirë”
Valon Syla

PRISHTINË- Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, ndodhen ende në paraburgim pasi akuzohen për sulmin fizik ndaj gazetarit ndodhën në paraburgim si të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Një nga të akuzuarit, Lum Dervishi ka deklaruar në gjykatë se ndjen keqardhje për dhunën, të cilën e ka cilësuar si nxehje të momentit. 

“E dhunuam për shkak se ka fyer pejgamberin a.s.,”,- është deklarata e të dyshuarit Dervishi, e po ashtu të njëjtin version i ka dhënë Kenan Hasani ka deklaruar se sulmi fizik ndaj gazetarit Syla ka qenë i momentit dhe se nuk ka qenë i planifikuar apo diçka tjetër. Ndërsa vëllai i tij, Okan Hasani, ka deklaruar në gjykatë se nuk e pranon paraburgimin, pasi shton se nuk i kanë bërë rezistencë Policisë së Shtetit.

“Dua të shtoj se nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kena pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa edhe lajmet edhe krejt dhe s’kena tentu mu arratisë ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë s’kena rezistu, kena pranu kanë ardhë me na marrë…,”-është shprehur ai në Gjykatë. Ndërsa njëri nga avokatët e gazetarit Valon Syla, Fisnik Salihu tha për Express se rasti është në fazën hetimore dhe nuk kanë ndonjë informacion se kur pritet të jap deklaratën e tij Syla para Prokurorisë.

Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të dyshuarve, por Gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim ndaj tyre, masë kjo që do t’u zgjasë deri më 13 maj. Nëse shpallen fajtorë, ndaj tyre parashikohet dënim me burgim deri në 5 vjet.

valon syla sulmohet valon syla

Sondazh

Poll