Bota

Lavrov vizitë në Amerikën Latine/ Takon homologun e tij, thirrja: Të bashkohemi kundër shantazhit perëndimor

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro përmes një postimi në 'Twitter' tha se kishte zhvilluar një takim të këndshëm me diplomatin rus duke thënë se ata kishin konsoliduar një plan bashkëpunimi.

19 Prill 2023, 12:24 Nga a.l
Lavrov vizitë në Amerikën Latine/ Takon homologun e tij, thirrja:
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij venezuelian Yvan Gil. Siç raportojnë mediat e huaja në fokus të bisedimeve ka qenë situata e luftës në Ukrainë. Lavrov u ka bërë thirrje vendeve të bashkohen kundër shantazhit. 

Është e nevojshme të bashkohen forcat për të kundërshtuar përpjekjet e shantazhit dhe presionin e njëanshëm të paligjshëm nga Perëndimi”, tha Sergei Lavrov në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro përmes një postimi në 'Twitter' tha se kishte zhvilluar një takim të këndshëm me diplomatin rus duke thënë se ata kishin konsoliduar një plan bashkëpunimi.

Vendi, i vendosur në bregun verior të Amerikës së Jugut, është pjesa e dytë e turneut të Lavrov. Ai fillimisht vizitoi Brazilin dhe do të shkojë në Kubë dhe Nikaragua në ditët në vijim.  

sergei lavrov

Sondazh

Poll