Bota

Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun

Sipas informacioneve përmes testeve të raketave balistike dhe spiunazheve duket se Koreja e Veriut mund të dërgojë satelitë në hapësirë, por ekspertët vënë në dyshim nëse ka kamera mjaft të sofistikuara për t'u përdorur për spiunimin satelitor.

19 Prill 2023, 10:58 Nga f.i
Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka përfunduar ndërtimin e satelitit të saj të parë spiun ushtarak dhe ka dhënë dritën jeshile për lëshimin e tij. Lajmin e bëri të ditur vetë Kim Jong Un, i cili sipas CNN tashmë ka urdhëruar zyrtarët që të vazhdojnë me lëshimin e satelitit. 

Sipas informacioneve përmes testeve të raketave balistike dhe spiunazheve duket se Koreja e Veriut mund të dërgojë satelitë në hapësirë, por ekspertët vënë në dyshim nëse ka kamera mjaft të sofistikuara për t'u përdorur për spiunimin satelitor.

Ndërtimi i një sistemi të mbikqyrjes hapësinore është një nga qëllimet kryesore të Kim-it për të bërë presion ndaj SHBA-së që të braktisë stërvitjet ushtarake me aleatin Korenë e Jugut dhe sanksionet ekonomike ndërkombëtare ndaj vendit të tij.

satelit spiun koreja e veriut koreja e veriut leshon satelit

Sondazh

Poll