Bota

OKB: India tejkalon Kinën për popullsi në mesin e këtij viti

Vlerësimi është bërë sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Popullsia e Indisë do të arrijë në 1,4286 miliardë, krahasuar me 1,4257 miliardë që ka Kina.

19 Prill 2023, 10:45 Nga k.m.
OKB: India tejkalon Kinën për popullsi në mesin e këtij viti
Foto ilustruese

NEW DELHI- India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në mesin e këtij viti. Vlerësimi është bërë sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Popullsia e Indisë do të arrijë në 1,4286 miliardë, krahasuar me 1,4257 miliardë që ka Kina.

Shtetet e Bashkuara renditen pas tyre me një të tretën e shifrës, me një popullsi të vlerësuar prej 340 milionë banorësh. Demografët kishin parashikuar, duke përdorur të dhëna të mëparshme të OKB-së, se India do të kalonte Kinën këtë muaj. Por raporti i fundit i organizmit botëror nuk specifikon datën në të cilën do të ndodhë ndryshimi.

Vitin e kaluar popullsia e Kinës ra për herë të parë në gjashtë dekada, një kthesë historike që pritet të shënojë fillimin e një periudhe të gjatë rënieje të numrit të qytetarëve të saj, me pasoja të thella për ekonominë e saj dhe botën. Rritja vjetore e popullsisë së Indisë ka qenë mesatarisht 1.2 për qind që nga viti 2011, krahasuar me 1.7 për qind në 10 vitet e mëparshme.

indi okb

Sondazh

Poll