Bota

Sistemi më i AVANCUAR në planet! Gjermania jep ndihmën e saj në luftë, dorëzon grupin 'Patriot Array' në Kiev

Grupi konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara teknologjikisht në planet dhe mund të kundërshtojë avionët, raketat balistike dhe raketat e lundrimit.

19 Prill 2023, 11:02 Nga A.B
Sistemi më i AVANCUAR në planet! Gjermania jep ndihmën e saj
Armet

GJERMANI- Gjermania po jep ndihmën e saj në luftën Ukrainë-Rusi. Raportohet se ky shtet i ka dorëzuar Kievit  një 'grup Patriot', që të mbrohet kundër sulmeve të shpeshta raketore të Rusisë.

Ky sistem u përfshi në listën e armëve të dorëzuara nga Gjermania në Ukrainë dhe u postua në faqen e internetit të qeverisë. Grupi konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara teknologjikisht në planet dhe mund të kundërshtojë avionët, raketat balistike dhe raketat e lundrimit.

Gjermania dhe SHBA ranë dakord t'i furnizonin Ukrainës me një grup secila. Sistemet do të përdoren për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Ushtarët ukrainas u trajnuan nga gjermanë dhe amerikanë në një vend anëtar të NATO-s, ku u zhvilluan edhe trajnime të përbashkëta për përdorimin e sistemeve, siç thanë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, burime pranë Bundesëehr-it (ushtria federale gjermane)./Dosja.al

gjermani lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll