Bota

Sulmet në Sudan/ Vjedhje dhe përdhunime të punonjësve të OKB-së

Personat e armatosur të cilët sulmuan seksualisht gratë dhe vodhën sende, duke përfshirë edhe makina, dyshohet të jenë ushtarë të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Megjithatë RSF i ka mohuar akuzat duke fajësuar palën tjetër, kampin e udhëheqësit ushtarak të vendit Abdel Fattah al-Burhan.

19 Prill 2023, 11:44 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ Vjedhje dhe përdhunime të punonjësve
Sudan

SUDAN- Situata në Sudan vazhdon të përkeqësohet me vjedhje dhe përdhunime të stafit të OKB-së dhe punonjësve të organizatave të tjera ndërkombëtare në qendër të qytetit Khartoum. CNN raporton se burra të armatosur dyshohet se hynë në shtëpitë e njerëzve që punonin për Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke i vjedhur dhe përdhunuar.

Personat e armatosur të cilët sulmuan seksualisht gratë dhe vodhën sende, duke përfshirë edhe makina, dyshohet të jenë ushtarë të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Megjithatë RSF i ka mohuar akuzat duke fajësuar palën tjetër, kampin e udhëheqësit ushtarak të vendit Abdel Fattah al-Burhan.

'Kjo është mënyra e dëshpëruar e ushtrisë së Burhanit për të luftuar. Ata po i veshin njerëzit tanë me veshje paraushtarake të RSF-së, në mënyrë që të mund të kryejnë krime kundër civilëve dhe ambasadave dhe grupeve të tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, duke dëmtuar imazhin tonë brenda dhe jashtë vendit”, thanë ata.

Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) mohuan se trupat e tyre ishin përfshirë në shkelje dhe vuri në dukje një deklaratë të mëparshme në lidhje me krimet kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer nga forcat RSF.

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 270 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 2600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

sulme ne sudan

Sondazh

Poll