Bota

Gjyqi në Hagë/ Mbrojtja e Thaçit vijon intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë, seanca sërish private

Kjo është dita e tretë që dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) paraqitet para trupit gjykues.

19 Prill 2023, 11:20 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Mbrojtja e Thaçit vijon intervistimin e
Hashim Thaçi

HAGË-Në Dhomat e Specializuara në Hagë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, vijon edhe sot intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë. Përsëri seanca po zhvillohet private, shkruan Kosovapress.

Kjo është dita e tretë që dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) paraqitet para trupit gjykues.Gjatë ditës së djeshme, dëshmia është dëgjuar tërësisht e mbyllur për publikun, ndërsa të hënën një pjesë e intervistimit është bërë në seancë publike.

Në dy seancat e para ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990. Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës. Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

kosove ne hage deshmitari i dyte

Sondazh

Poll