Bota

Terror në Kinë- Luanët dolën nga kafazi gjatë shfaqjes së cirkut

Në videot që janë publikuar, luanët mund të shihen duke dalë nga kafazi i hekurt që ishte instaluar për performancën e tyre.

19 Prill 2023, 11:17 Nga k.m.
Terror në Kinë- Luanët dolën nga kafazi gjatë shfaqjes
Kinë

KINË- Spektatorët në një cirk në Kinë u tmerruan kur dy luanë dolën nga kafazi i tyre gjatë një shfaqjeje. Në videot që janë publikuar, luanët mund të shihen duke dalë nga kafazi i hekurt që ishte instaluar për performancën e tyre. Madje, një nga luanët doli deri në rrugë përpara se të kapej.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një shfaqje të cirkut Global Peak International të shtunën në mëngjes në provincën Henan. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, luanët “fatmirësisht” janë kthyer në kafazet e tyre brenda 15 minutave, pa shkaktuar të lënduar. 

Njëkohësisht është dhënë urdhër për drejtuesit e cirkut që të ndalojnë shfaqjet dhe të rishikojnë masat e sigurisë.

kine

Sondazh

Poll