Bota

Marrëveshja e Ohrit/ Deputeti i Bundestagut gjerman: Mundësia e vetme e dy shteteve për anëtarësimin në BE

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

19 Prill 2023, 12:31 Nga a.l
Marrëveshja e Ohrit/ Deputeti i Bundestagut gjerman: Mundësia e vetme
Peter Beyer

KOSOVË- Deputeti i Budestagut gjerman, Peter Beyer deklaron se rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të normalizojnë marrëdhëniet, është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Përmes një postimi në Twitter, Beyer rikujton postimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, se Marrëveshja e Ohrit është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin në BE-në.

Një ditë më parë në Bruksel, Bashkimi Evropian si palë ndërmjetësues në dialog, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, kanë krijuar një Komitet të përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Komiteti sipas njoftimit të BE-së, do të takohet rregullisht në Bruksel. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll