Aktualitet

Zhgënjimi i Ermonela Jahos, tenori Josif Gjipali: Mos ua qaj hallin studentëve në Akademinë e Arteve, janë të zotët dhe këndojnë

Gjipali thotë se nuk ka nevojë të shkojë në asnjë masterklas sepse nuk beson se mund të mësojë ndonjë gjë nga kolegët e tij që i konsideron të barabartë për nga aftësitë.

18 Prill 2023, 23:54 Nga F.M
Zhgënjimi i Ermonela Jahos, tenori Josif Gjipali: Mos ua qaj hallin
Josif Gjipali

TIRANË- Tenori Josif Gjipali, i cili është edhe pedagog në Akademinë e Arteve ka dalë kundër sopranos së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, e cila u zhgënjye se gjeti sallën bosh në momentin që erdhi të mbante një masterklas. Në një postim në Facebook, Gjipali thotë se nuk ka nevojë të shkojë në asnjë masterklas sepse nuk beson se mund të mësojë ndonjë gjë nga kolegët e tij që i konsideron të barabartë për nga aftësitë. Ndërsa përsa u përket studentëve, tenori shton se janë të gjithë profesionistë, këndojnë dhe janë të zotët.

Më poshtë reagimi i plotë:

Une jam pjese e stafit te petagogeve te kantos ne universitetin e arteve . Une nuk kam nevoje te shkoj ne asnje master class pasi Attilen ma ka mesuar Riçardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta . I due Foscari sapo ma mesoi ne Genova Renato Palumbo . Nuk besoj se ndonje nga koleget e mi pa ju hequr asnje vlere si interpretues mund te mi mesoje me mire . Uroj hienat qe nxitojne te komentojne ne ndonje deklarate qe shpresoj te kete qene e nxituar ne inat e siper te jete me e kursyer. Studentet e Universitetit te arteve Kane qene te zotet te kendojne te mos una qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan ne Spoleto ku Isha si anetar jurie mes sa e sa konkurenteve te drejten e burses. Jete te lumtur e pa mllefe ju uroj te gjitheve

ermonela jaho josif gjipali

Sondazh

Poll