Aktualitet

U dhunua barbarisht, e reja për Gleard Gushollin: Dashuria nuk ikën brenda ditës!

Ajo thotë se nuk pret që ta harrojë partnerin e saj brenda 24 orëve, por shtoi se episodet e dhunës do të bëjnë që ta ketë më të lehtë që ta lërë pas si histori.

18 Prill 2023, 22:50 Nga F.M
U dhunua barbarisht, e reja për Gleard Gushollin: Dashuria nuk ikën
Gazetarja dhe e reja e dhunuar

TIRANË- 28-vjeçarja që u dhunua nga partneri i saj Gleard Gushollin thotë se e ka dashur shumë të riun dhe se kishte qenë në gjendje të bënte gjithçka për të. Në një intervistë për "Opinion", ajo thotë se nuk pret që ta harrojë partnerin e saj brenda 24 orëve, por shtoi se episodet e dhunës do të bëjnë që ta ketë më të lehtë që ta lërë pas si histori.

"Nuk mund të them sot për nesër, që dashuria ime mund të ketë mnbaruar, por pas asaj dhune do ta kem të lehtë ta harroj atë njeri. Më thoshte do të torturoj avash- avash, do ta marr jetën avash –avash, do t’i bëj gjërat me dorën time. Filloi të më thoshte: Çfarë ke bërë tre muajt e fundit, do të kontrolloj telefonnin? Ai 24 orë nuk dilte nga shtëpia, grilat një javë kanë qenë të mbyllura, dera ka qenë e mbyllur. Më thoshte: Do të nxjerr në internet videot që ke bërë nudo,"- tha ajo.

merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll