Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit që tronditi Tiranën, Lala: Njëri mbante shoferin dhe tjetri e godiste me hanxhar

Lala tha se konflikti mes të rinjve kishte nisur pasi autorët i kishin ngacmuar të dashurën 20-vjeçarit.

18 Prill 2023, 22:41 Nga F.M
Vrasja e 20-vjeçarit që tronditi Tiranën, Lala: Njëri
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ngjarje që ndodhi pas mesnatës së 17 prillit dhe tronditi kryeqytetin. E ftuar në "Open", Lala tha se konflikti mes të rinjve kishte nisur pasi autorët i kishin ngacmuar të dashurën 20-vjeçarit. Ajo shtoi se në momentin që i kanë zënë pritë të riut, njëri ka mbajtur shoferin e makinës ku ndodhej ai dhe tjetri e ka qëlluar me hanxhar. 

"Nuk e kemi edukuar rininë që të mos shkojë direkt te thika. 20-vjeçari punonte në një televizion dhe përkushtohej në punën e tij si montazhier. Dy djem i kishin ngacmuar të dashurën dhe kishin pasur një konflikt. Mbrëmjen e kaluar sapo ka lënë punën dy persona i kanë zënë pritë dhe njëri mbajti shoferin dhe tjetri e goditi me hanxhar apo thikë të madhe në pjesën e brinjëve. Babai i tij sot do nisej në SHBA sepse kishte fituar lotarinë dhe familja do bashkohej me të më pas”, zbuloi ajo.

Dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

klodiana lala stiven toshkesi vritet stiven toshkesi

Sondazh

Poll