Aktualitet

Ku i gjeti 80 mijë Euro? Dan Hutra e pranon: Kam punuar me drogë, vjedhje e gjithçka!

Hutra tregon se nga Holanda është kthyer me 80 mijë Euro.

18 Prill 2023, 22:33 Nga F.M
Ku i gjeti 80 mijë Euro? Dan Hutra e pranon: Kam punuar me drogë,
Dan Hutra

TIRANË- Vrasësi dhe autori i masakrës së 1 marsit ku mbetën të vrara tre gra dhe u plagosën tre të tjera ka treguar se pasurinë e ka vendosur nga paratë që ka fituar përmes trafikut të drogës dhe jo vetëm. Në një intervistë telefonike nga burgu 302 për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, Hutra tregon se nga Holanda është kthyer me 80 mijë Euro. Dan Hutra thotë se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe aktivitete kriminale si grabitje e ngjarje të tjera.

Pjesë nga intervista:

Dan Hutra: Po diskutonim me Marjanën, ma dha adresën e shtëpisë së Ladit dhe më pyeti Marjana hë kur do ta bësh atë. Domethënë kur do i vrasësh njerëzit e Ladit. Që ajo të rrinte e qetë pasi Marjana ka pasur frikë se mos i vrisja unë kalamajt.

Spartak Koka: Po pse kishte frikë? E kishe kërcënuar për kalamajt ti?

Dan Hutra: Nuk e kisha kërcënuar po ajo më njeh shumë mirë se kush isha dhe puna e 80 mijë Euroshit kishte frikë.

Spartak Koka: Po me çfarë i ke fituar 80 mijë Euro Dan Hutra?

Dan Hutra:
Kur jam kthyer nga Holanda jam kthyer me lekë të madh.

Spartak Koka: Je marrë më drogë atje?

Dan Hutra: Po tani ç’rëndësi ka, unë them kaq.

Spartak Koka: Po çfarë rëndësie, ti e the vetë që jam marrë me drogë pak më përpara, tani thua çfarë rëndësie ka.

Dan Hutra: Po mirë e dinte dhe policia se çfarë pune kam bërë. 

Spartak Koka: Po na e thuaj pra se s’ke çfarë të fshehësh. A je duke thënë të vërtetat?

Dan Hutra: Po nuk jam duke i fshehur, jam marrë më drogë, me vjedhje, me gjithçka.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra

Sondazh

Poll