Aktualitet

Tritol për të penguar ekstradimin e Leonard Dukës? Hoxha: S'është e vërtetë, s'kemi marrëveshje me Belgjikën

Ndaj, sipas gazetarit, një vnedosje tritoli në këtë situatë, nuk do të kishte kuptim. 

18 Prill 2023, 22:37 Nga F.M
Tritol për të penguar ekstradimin e Leonard Dukës? Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha hodhi poshtë hipotezën se tritoli në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka është vendosur nga vetë familja. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se nuk është bërë për të mos ekstraduar Leonard Dukën që është arrestuar në Belgjikë, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën. Ndaj, sipas gazetarit, një vnedosje tritoli në këtë situatë, nuk do të kishte kuptim. 

"Nuk besoj se autorët e ngjarjes kanë patur dyshime se babai i Dukëve jetonte aty. Sipas meje ata e kanë vendosur eksplozivin aty për të çuar një mesazh kërcënues, për të thënë që ata janë gjallë. Dyshimet janë për njerëz të afërm apo të njohur, pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Leonard Duka është arrestuar në Belgjikë dhe ajo që u tha sot që është bërë për të penguar ekstradimin, nuk besoj se është e vërtetë, sepse ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Belgjikën,"- tha Hoxha. 

artan hoxha muhamet duka leonard duka

Sondazh

Poll