Aktualitet

Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri, avokati: Autori kishte paranoja nga lëndët narkotike

Ai shtoi se Gusholli e akuzonte të dashurën e tij se ajo ose familja e saj i kishte bërë kallëzim në Gjermani e për këtë arsye atij i ishte ndaluar hyrja në shtetin gjerman.

18 Prill 2023, 22:52 Nga F.M
Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri, avokati: Autori kishte paranoja nga
Enea Cenko

TIRANË- Avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj në Tiranë, Enea Cenko thotë se situata u përshkallëzua pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli nisi të konsumonte lëndë narkotike. Në një komunikim për emisionin "Opinion", Cenko tha se për shkak të lëndëve narkotike, i riu nisi të kishte dhe paranoja. Ai shtoi se Gusholli e akuzonte të dashurën e tij se ajo ose familja e saj i kishte bërë kallëzim në Gjermani e për këtë arsye atij i ishte ndaluar hyrja në shtetin gjerman.

“Duke konsumuar lëndë narkotike, sepse dhe unë jam konsultuar me ekspertë, kanë nisur paranojat e lëndëve narkotike që njihen gjithmonë edhe nga ekspertët e fushës. Duke qenë që duke konsumuar lëndë narkotike, i ka theksuar vajzës përgjatë gjithë kohës, duke qenë që nuk hynte dot në shtetin gjerman ai ka theksuar që ti ose familja juaj mua më ka bërë kallëzim penal në shtetin gjerman dhe si pasojë unë nuk mund të hyj dot në shtetin gjerman,"- tha avokati.

gleard gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll