Aktualitet

"Jemi gjallë"/ Artan Hoxha: Tritoli në shtëpinë e babait të Leonard Dukës ishte mesazh nga grupi i Ervis Martinajt

Sipas gazetarit, pavarësisht se Martinaj është zhdukur pa gjurmë, të afërmit e tij kërkojnë të japin idenë që janë ende 'aktivë'.

18 Prill 2023, 22:35 Nga F.M
"Jemi gjallë"/ Artan Hoxha: Tritoli në shtëpinë e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se tritoli që u vendos në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka, ishte një mesazh nga grupi i Ervis Martinajt. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se familja Duka nuk jetonte aty dhe se grupi i Martinajt ishte në dijeni të kësaj gjëje, por që kanë dashur të përcjellin mesazhin. Sipas gazetarit, pavarësisht se Martinaj është zhdukur pa gjurmë, të afërmit e tij kërkojnë të japin idenë që janë ende 'aktivë'.

"Fakti që është vendosur në një banesë në të cilën ka jetuar babai i vëllezërve Duka, por ka kohë që nuk jeton atje, por jeton në një banesë më brenda në lagje, me një sistem sigurie më të mirë. Familja Duka ka qenë pikërisht atje ku ka qenë operacioni “Fijet e krimit”, që u hoqën kamerat e sigurisë. Nuk besoj se autorët e ngjarjes kanë patur dyshime se babai i Dukëve jetonte aty. Sipas meje ata e kanë vendosur eksplozivin aty për të çuar një mesazh kërcënues, për të thënë që ata janë gjallë. Dyshimet janë për njerëz të afërm apo të njohur, pjesë e grupit të Ervis Martinaj,"- tha Hoxha. 

artan hoxha leonard duka muhamet duka

Sondazh

Poll