Aktualitet

NY Times: ‘Çka Ka Qëllu’, në mesin e 100 restauranteve më të mira në New York

Kritikët e gastronomisë në faqet e prestigjiozes njujorkeze e kanë futur në listë edhe ‘Çka ka Qëllu’, ku serviren ushqime tradicionale shqiptare.

18 Prill 2023, 22:37 Nga I.A
NY Times: ‘Çka Ka Qëllu’, në mesin e 100
Çka ka Qëllu

SHBA- Në mesin e 100 restauranteve më të mira në New York, New York Times ka përzgjedhur dhe restorantin e shqiptarit Ramiz Kukaj. Kritikët e gastronomisë në faqet e prestigjiozes njujorkeze e kanë futur në listë edhe ‘Çka ka Qëllu’, ku serviren ushqime tradicionale shqiptare.  Restoranti është i hapur në dy vende, Bronx, Manhattan dhe Stamford Ct.

"27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë? Duajeni tuajën shqiptarët e mi sepse nuk ka më të mirë", shkruan Ramiz Kukaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NYT Cooking (@nytcooking)

ramiz kukaj Çka ka qëllu

Sondazh

Poll