Aktualitet

“Nesër edhe mund të më përplasin me makinë”, Lala tregon denoncimin që bëri në polici: I pashë që rrahën taksistin se s'donin ta paguanin

Gazetarja tha se bëri detyrën e saj për njoftimin, por nuk harroi të shtonte se personat që i denoncoi mund edhe të merrnin hak ndaj saj.

18 Prill 2023, 22:47 Nga F.M
“Nesër edhe mund të më përplasin me
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një sherr të cilin e ka dëshmuar vetë dhe ka njoftuar Policinë e Shtetit për të. E ftuar në "Open", ajo tha se pa disa të rinj që po godisnin me grushte një taksist pasi s'donn ta paguanin. Gazetarja tha se bëri detyrën e saj për njoftimin, por nuk harroi të shtonte se personat që i denoncoi mund edhe të merrnin hak ndaj saj.

"Kur po vinim në redaksi mbrëmjen e djeshme, u bëra dëshmitare e disa të rinjve që goditën një taksist pasi refuzuan që ta paguajnë këtë të fundit. Telefonova policinë dhe bëra denoncimin. Unë si një qytetare aktive këtu, bëra detyrën time. Ata nesër mund të dalin dhe të më përplasin me makinë se nuk u vjen mirë, por ajo që bëra unë ishte denoncimi i ngjarjes,"- tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll