Aktualitet

Dan Hutra nuk njeh pendesë: Edhe 20 veta po të gjeja në shtëpi do t’i vrisja të gjithë

Hutra shtoi se është i bindur se do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe se nuk do ta kishte problem të kryente edhe krime të tjera.

18 Prill 2023, 22:31 Nga F.M
Dan Hutra nuk njeh pendesë: Edhe 20 veta po të gjeja në
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, autori i masakrës më 1 Mars 2023 në Tiranë që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera nuk është shfauqr i penduar për masakrën që ka kryer. Në një intervistë përmes celularit në  emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Hutra tha se ditën që kreu masakrën do të kishte vrarë këdo që do të kishte gjetur në banesën ku kreu masakër. Hutra shtoi se është i bindur se do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe se nuk do ta kishte problem të kryente edhe krime të tjera.

Pjesë nga intervista: 

Spartak Koka: Pasi je arrestuar, çfarë ka ndodhur?

Dan Hutra: Ata kanë të drejtën e vetë të ngrenë çdolloj akuze, unë të drejtën time të mbrohem edhe të shpjegohem. Nuk dua të përfitoj asnjë gjë, unë e di se do marr 2-3 burgime të përjetshme dhe nuk më intereson fare kjo. Çfarë kam bërë, e kam bërë me vetëdije dhe nuk bëhem kurrë pishman. E di për kë jam bërë pishman? Jam bërë pishman për atë vajzën nga Kukësi, ajo ka shku e pafajshme dhe unë i kërkoj një ndjesë të madhe familjes të asaj edhe pse ndjesa ime nuk pi ujë se dhimbja e tyre është shumë e madhe, por realisht unë 20 veta po të kisha gjetur aty në shtëpi, si te shtëpia e Alketës dhe si te shtëpia e Vladimir Kurtit, unë nga 20 veta do t’i vrisja të gjithë.

Spartak Koka: Është shumë e rëndë kjo Dan.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra

Sondazh

Poll