Sport

VIDEO /Giroud çon Milanin nga "Ferri" në “Parajsë”. Goli i Osimhen nuk vlen për t'u kualifikuar...

Napoli - Milan 1-1, por kuqezinjtë kalojnë gjysmëfinale. Alex Meret dhe më pas Mike Maignan presin penallti në Champions League.

18 Prill 2023, 21:30 Nga DOSJA

VIDEO /Giroud çon Milanin nga "Ferri" në

ITALI - Një ndeshje e njëjtë me atë të çerekfinales së parë në "San Siro" edhe në stadiumin "Diego Armando Maradona" mes Napolit dhe Milanit.

Një 45-minutësh i pare, ku Napoli krijon raste dhe volum loje, por edhe Milani kishte rastet e saj, madje në të 22-tën minutë, kuqezinjtë kishin rastin më të mirë për të kaluar në epërsi me anë të një 11-metërshi.

Giroud e merr përsipër dhe e humbet, duke i sjellë një goditje psikologjike skuadrës.

Alex Meret bëhet kështu portieri i parë që priti një penallti në Champions League kundër AC Milan, që kur Jerzy Dudek priti atë të Andriy Shevchenkos në gjuajtjen finale të vitit 2005.

VIDEO /Giroud çon Milanin nga "Ferri" në

Por në mbyllje të pjesës së pare, pikërisht nga një aksion kundërsulmi të Milanit brilant të Rafael Leaos, i cili tregohet altruist dhe shërben për Giroud që me portën e boshatisur shpagon gabimin, duke shënuar për Milanin dhe çuar në avantazh 0-1 kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë sheh një Milan të tërhequr, në pritje të tentativave të Napolit, i cili afrohet shpesh te zona kuqezi, por pa mundur të rrezikojë portierin Maignan.

Në minutën e 81-të liderët e Serisë A kishin shansin më të madh për të rihapur llogaritë, pasi fitojnë një 11-metërsh, por këtë herë idhulli napoletan Kvartashkelia dështon përballë portierit të Milanit. Mike Maignan sërish vendimtar për kuqezinjtë që shkojnë drejt gysmëfinales, duke pritur kundërshtarin e radhës mes Interit dhe Benficës që luajnë nesër.

Në shtesë, në minutën 90’+2, Osimhen ekzekuton me kokë një ‘penallti’, duke barazuar në 1-1, rezultat ky që nuk vlen për kualifikimin. Milani, skuadra e Piolit, tashmë ka siguruar biletën e kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions League.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll