Sport

“Rrufe në qiell të pastër!” Pas sekuestrimit të dokumentave nga prokuroria, Roma shkarkon drejtorin ekzekutiv të saj…

Pietro Berardi mori drejtimin e klubit verdhekuq në tetor 2021

18 Prill 2023, 19:11 Nga DOSJA

“Rrufe në qiell të pastër!” Pas sekuestrimit të

ITALI - Roma, skuadra e drejtuar nga portugezi José Mourinho, njoftoi me një deklaratë të shkurtër, shkarkimin “me efekt të menjëhershëm” të drejtorit ekzekutiv Pietro Berardi. Një vendim i marrë disa ditë, pasi dokumentet e klubit u sekuestruan si pjesë e një hetimi për parregullsi të mundshme në transferimet e lojtarëve, një hetim është hapur nga prokurori i Romës për shitjet ose blerjet e supozuara të fryra.

Roma informon se organet kompetente drejtuese kanë vendosur t'i japin fund, me efekt të menjëhershëm, të gjitha marrëdhënieve mes Pietro Berardit, klubit dhe kompanive që i përkasin grupit. Klubi i uron Pietros më të mirën për të ardhmen", thuhet në shënimin e shkurtër të publikuar në faqen e klubit dhe rrjetet sociale, pa sqaruar arsyen e vërtetë që çoi në largimin e drejtorit.

“Rrufe në qiell të pastër!” Pas sekuestrimit të

Pietro Berardi mori drejtimin e klubit në tetor 2021, pesë muaj pasi José Mourinho u shpall si trajneri i ri i ekipit të parë. Roma aktualisht renditet në vendin e 3-të në Serie A, pas Lazios që renditet e dyta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll