Sport

Ronaldo publikon një foto në saunë dhe të gjithë shikojnë këmbët e tij... A e di pse?

Ylli portugez e ka ndarë foton përmes llogarisë së tij në Instagram

18 Prill 2023, 18:12 Nga DOSJA

Ronaldo publikon një foto në saunë dhe të gjithë

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij me publikimin e fundit në rrjetet sociale. Ylli portugez ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 577 milionë ndjekës, një fotografi të tij gjatë një prej momenteve të relaksimit në saunën, të cilën e ka në shtëpi.

Eshtë një imazh i portugezit duke u relaksuar, por ndjekësit e tij më të vëmendshëm kanë vënë re një detaj: thonjtë e këmbëve. Në foto mund të shihni se futbollisti i ka lyer me ngjyrë të zezë.

Ronaldo publikon një foto në saunë dhe të gjithë

Për habinë e shumëkujt ose jo, Cristiano nuk është i vetmi futbollist elitar që lyen thonjtë e këmbëve. A dini pse? Për një arsye fare të thjeshtë, sportistët elitarë i lyejnë gishtat e këmbëve me manukyr për arsye higjienike personale. Smalti përdoret si element për të mbrojtur këtë pjesë të trupit nga kërpudhat dhe bakteret, përballë djersës së prodhuar nga aktivitetet sportive.

Nuk është hera e parë që ylli portugez tregon këmbët e tij. Vite më parë, gjatë pushimeve verore, një fans i ka kërkuar futbollistit një fotografi. Brenda pak minutash ajo u bë virale, pasi të gjithë përdoruesit e rrjetit u habitën kur panë thonjtë e lyer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll