Sport

Argjentinasi Lisandro Martínez i United u operua me sukses, por mbyll sezonin...

“Gjithçka shkoi mirë, falë Zotit. Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Tani jam i fokusuar te rikuperimi”,- ka shkruar qendërmbrojtësi në rrjetet sociale.

18 Prill 2023, 19:38 Nga DOSJA

Argjentinasi Lisandro Martínez i United u operua me sukses, por mbyll

ANGLI - Lisandro Martínez (Manchester United) iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, pasi pësoi një dëmtim në këmbën e tij të djathtë, kundër Sevillas, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Lojtari i kombëtares argjentinas do të kthehet vetëm sezonin e ardhshëm.

“Gjithçka shkoi mirë, falë Zotit. Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Tani jam i fokusuar te rikuperimi”,- ka shkruar qendërmbrojtësi në rrjetet sociale.

Dëmtimi i Lisandro Martínez ndodhi në minutën e 86-të dhe lojtari përfundoi ndeshjen, duke u transportuar nga bashkatdhetarët Montiel dhe Acuña (të dy të Sevilla) jashtë fushës dhe më pas u largua me barelë.

Argjentinasi Lisandro Martínez i United u operua me sukses, por mbyll

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll