Sport

“Magjistari” i çështjes Pogba mohon akuzat dhe mbron mesfushorin: “Paul më tha se Mbappé e ndihmon shumë...”

'L'Équipe' zbulon zhvillime të reja në lidhje me akuzat e ngritura ndaj lojtarit të Juventusit vitin e kaluar

18 Prill 2023, 19:00 Nga DOSJA
“Magjistari” i çështjes Pogba mohon akuzat dhe mbron

FRANCE - 'L'Équipe' zbulon, këtë të martë, detaje të reja të 'rastit Pogba', duke iu referuar gushtit të vitit të kaluar, kur lojtari u akuzua se kishte punësuar një ‘magjistar’ për të bërë magji kundër Mbappé. Gazeta franceze kishte akses në deklaratat e reja dhe vetë magjistarin, i cili i ka mohuar të gjitha këto akuza.

“E vetmja herë që fola për Mbappé me Paul (Pogba) ishte pas ndeshjes kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2018 (të cilën e fitoi Franca). I thashë Paulit se fëmija (Mbappé) ishte i mrekullueshëm dhe Paul m’u përgjigj, se ishte aq i mirë sa që kishte falënderuar Zotin që e kishte në skuadër dhe që ishte një lojtar që po ndihmonte shumë. Të gjitha këto histori janë marrëzi",- tha Burmane, cituar nga 'L'Équipe', për magjinë e supozuar.

Madje, gazeta franceze ka publikuar edhe deklarata të tjera të Pogba-s, ku lojtari rrëfen se është shumë i prekur nga e gjithë situata që ka përjetuar. "Ishte diçka që e mbajta për vete për një kohë të gjatë. Ishte një temë që ndikoi shumë në trupin tim, veçanërisht dëmtimet e mia. Për këtë fola edhe me trajnerin francez",- lexohet në publikim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll