Sport

Fjalimi 'shpërthyes' i Todd Boehly para Realit, në dhomën e zhveshjes së Chelsea…

“The Telegraph” bën me dije se pronari i bluve ka treguar pakënaqësinë e tij pas humbjes me Brighton.

18 Prill 2023, 19:24 Nga DOSJA
Fjalimi 'shpërthyes' i Todd Boehly para Realit, në

ANGLI - “The Telegraph” raporton, këtë të hënë, për fjalimin shkatërrues të Todd Boehly, pronarit të Chelsea, në dhomat e zhveshjes së bluve, pas humbjes ndaj Brighton (1-2), të shtunën e kaluar.

Sipas të njëjtit burim dhe sipas raportimeve të tjera në shtypin britanik, Boehly kaloi afërsisht një orë në dhomën e zhveshjes së ekipit dhe, pasi Lampard mbajti fjalimin e tij, e mori ai fjalën. 

Në atë ndërhyrje, amerikani, i cili u kontestua në tribunë në të njëjtin takim, do t'u ketë thënë lojtarëve se loja e tyre e fundit (një fitore në shtatë ndeshjet e fundit) ishte "turpëruese", duke nënvizuar se ai shpenzoi më shumë se 600 milionë euro që ekipi që të fillojë të fitojë dhe të mos bëjë të kundërtën.

Boehly ka thënë gjithashtu edhe disa fjalë motivuese, në përpjekje për të frymëzuar skuadrën për duelin e dytë të çerekfinaleve të Champions League kundër Real Madridit, që do të luhet sonte në orën 21.00. Në ndeshjen e parë, madrilèneët fituan në Santiago Bernabéu (2-0).
Duhet theksuar se Chelsea, e drejtuar nga Lampard pas javës së 31-të të Premier League, ze vendin e 11-të në tabelë me 39 pikë, me 10 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll