Sport

Ylli holandez Arjen Robben përfundoi në më pak se tre orë Maratonën e Roterdamit…

Ish-futbollisti i Bayernit dhe Real Madridit, përmirësoi kohën e tij personale të vitit 2022

18 Prill 2023, 20:57 Nga DOSJA
Ylli holandez Arjen Robben përfundoi në më pak se tre orë

HOLANDE - Kanë kaluar vetëm dy vjet që kur ai i dha fund karrierës së tij të madhe si futbollist. Sulmuesi anësor Arjen Robben që luajti në nivelin më të lartë për kombëtaren holandeze, Real Madridin, Bayern Munich dhe Chelsea, që nga viti 2021 ai nuk ka pushuar  së vrapuari dhe luajturi si amator. 

Në vitin 2022 ai mori pjesë për herë të parë në Maratonën e Roterdamit dhe e përfundoi me kohën 3.13.40. Këtë vit ai ishte shumë më mire, pasi koha e tij ra nën 3 orë. Ai përfundoi garën në 2.58.33.

Në përfundim të Maratonës, Robben tha: “Jam i rraskapitur, por ia dola. Vrapimi  i ndihmon shumë njerëzit. Faleminderit të gjithëve për këtë. Më ndihmoi".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll