Sport

Ish-çifti Totti-Blazi: Ilari kërkoi 24.000 euro, por mori 12.500 për kujdestarinë dhe vilën

Gjykata e Romës caktoi masën e mbajtjes dhe kujdestarisë së përbashkët të fëmijëve për çiftin Totti-Blasi

18 Prill 2023, 19:54 Nga DOSJA

Ish-çifti Totti-Blazi: Ilari kërkoi 24.000 euro, por mori 12.500

ITALI - Për më shumë se 17 vite ata ishin një nga çiftet më të dashur në botë dhe quheshin “Beckhamët e Italisë”. Por bashkëjetesa e liderit të Romës, Francesco Totti dhe gruan e tij dhe nënën e tre fëmijëve të tij, modelen Ilari Blasi, nuk zgjati më shumë. 

Çifti i lumtur vendosi të ndahej në vitin 2022 dhe prej muajsh tashmë po i zgjidhin mosmarrëveshjet në gjykata. Pasi ndau Rolex-in dhe çantat, gjykata vendosi edhe masën e mirëmbajtjes që Totti do t'i japë Blazit për fëmijët. 

Prezantuesja kishte kërkuar 24.000 euro në muaj, por gjykata e Romës vendosi të mbante anën e Tottit. Kapiteni i Romëve kishte kërkuar të jepte 12.000 euro për të rritur fëmijët e tij dhe gjykata vendosi 12 mijë e 500. Të dy prindërit do të kenë kujdestarinë e fëmijëve, përveç vajzës së tyre 7-vjeçare që do të jetojë me nënën e saj. 

Në të njëjtën kohë, vila e tyre në Romë do t'i jepet Ilari Blazit, deri sa fëmija e fundit e tyre të mbushë 18 vjeç. Shpenzimet e jashtëzakonshme do të ndahen me 50%.  Megjithatë, edhe Totti edhe Blazi kanë vazhduar jetën e tyre dhe kanë partnerë të rinj. 

Ish-çifti Totti-Blazi: Ilari kërkoi 24.000 euro, por mori 12.500

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll